Më 6 maj 2017 në Galerinë Qahili do të hapet ekspozita Mini R e artistit Veli Blakçori, duke filluar nga ora 19:00.
“Pas më shumë se një dekade, Veli Blakçori do të prezantohet përsëri në Prishtinë, por kësaj radhe në Galerinë Qahili duke ekspozuar punimet të cilat përfshijnë fushën e gjerë të krijimtarisë artistike të tij; detaj që edhe e bën të jetë një artist i kompletuar dhe i veçantë”, thuhet në njoftimin e Galerisë.
Sipas njoftimit, në këtë mini retrospektivë, karikaturat, vizatimet, pikturat e skulpturat do të jenë fushat me të cilat do të paraqitet, që përveç që e karakterizojnë opusin e tij artistik e veçojnë nga artistë të tjerë vendorë e rajonalë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 26 maj 2017.
Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe LaraLara.
-
Nesër hapet ekspozita ‘Mini R’ e Veli Blakçorit
-
Arti i Blakçorit nis vitin e pestë të funksionimit të Galerisë “Qahili”
-
“Mini R”, retrospektivë e rrugëtimit shumëngjyrësh të Veli Blakçorit
-
Galeria “Qahili” me program ambicioz për 2026-n
-
Galeria Kombëtare tkurr programin drejt zhvendosjes në “Galerinë e Vogël”