Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq regjisorja Burbuqe Berisha

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha, ka konfirmuar drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacolli.

“I kemi dërguar dy ekipe, 40 minuta kemi tentuar ta reanimojmë, por nuk ia kemi dalë”, ka thënë Avdyli për KOHËN.

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, ka vdekur në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Në njoftimin për vdekjen e Burbuqe Berishës, Ministria e Kulturës ka shprehur ngushëllime për familjen e saj, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik.

Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Edhe Lamtumira për Burbuqe Berishën me kujtimet për të si artiste shembull Kulturë Lamtumira për Burbuqe Berishën me kujtimet për të si artiste shembull

Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë. Bëri regji edhe në teatër.

Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000”, “Diçka po zihet”, “Gratë” dhe “Çelësi”.

Nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, “Të rritur në rrugë”, “Kinematë” etj.

Edhe Burbuqe Berisha – regjisorja për të cilën arti ishte luftë për ndryshim Kulturë Burbuqe Berisha – regjisorja për të cilën arti ishte luftë për ndryshim

Ka bërë disa shfaqje teatrore prej të cilave veçohen: “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, “Darka private” etj.

Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.