Ka vdekur dirigjenti, kompozitori e akademiku i njohur kroat me origjinë arbëreshe, Pavle Deshpali. Deshpali u lind më 18 qershor të vitit 1934. U rrit në një familje të njohur muzikantësh me vëllain Valter Deshpali, violonçilist i njohur dhe motrën Maja, violiniste dhe mësimet e para në muzikë i mori prej babait të tij, Shime, po ashtu kompozitor i njohur. Studimet për kompozim i kreu në vitin 1960 në klasën e Stjepan Shulekut në Akademinë e Muzikës në Zagreb. Prej vitit 1962 deri më 1967 ka qenë dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Zagrebit e prej vitit 1963, këtë pozitë e ka mbajtur në Orkestrën Kamertale, të RTZ-së përderisa ka qenë edhe dirigjent mysafir i Filharmonisë së Zagrebit. Disa herë ka dirigjuar me Filharmoninë e Kosovës, me të cilën më 2014 ka festuar edhe 80-vjetorin e lindjes.
Prej vitit 1980 deri në vitin 1985 ka qenë dirigjenti kryesor i Filharmonisë së Zagrebit e prej vitit 1987, profesor i dirigjimit në Akademinë e Muzikës në Zagreb. Prej vitit 1988 ka qenë anëtarë i Akademisë së Shkencave të Arteve të Kroacisë.
-
Valter Deshpali – maestroja i violonçelit, artisti i jashtëzakonshëm
-
Vdiq maestroja i violonçelit, Valter Deshpali
-
Maestro Deshpali – artisti i jashtëzakonshëm i muzikës
-
“KOHA Ditore”, 17 qershor 2014: Një koncert me dy përvjetorë freskon Sallën e Kuqe
-
“KOHA Ditore”, 27 shtator 2012: Deshpali: Do të doja të vdisja në skenë