Në moshën 76-vjeçare ka vdekur maestroja i violonçelit, Valter Deshpali. Lajmin e kanë dhënë në mbrëmjen e së hënës mediat kroate duke e vlerësuar Deshpalin si një prej muzikantëve më të mirë të shekullit 20.
I lindur në Arbnesh të Zarës, Deshpali i takonte një prej familjeve arbneshe që sa i përket muzikës kanë bërë histori. Si violonçelist Deshpali, i lindur më 1947, kishte arritur që të bëhej emër i përmasave përtej Evropës. Njëherësh ishte edhe pedagog i violonçelit në Akademinë e Muzikës në Zagreb.
Do të studionte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të specializohej në Konservatorin e Moskës. Koncertet ku kishte marrë pjesë në Evropë, Azi, SHBA e Australi do ta bënin atë emër të historisë muzikore të shekullit 20. Violonçelisti – i biri i kompozitorit e dirigjentit Shime Deshpali – ishte interpretues i veprave të njohura botërore në violonçel. Krijimtaria e tij përfshin shumë incizime, të cilat merren si shembull i teknikës virtuoze dhe tingullit të pastër.
-
Valter Deshpali – maestroja i violonçelit, artisti i jashtëzakonshëm
-
Valter Deshpali – kontribuues multidimensional i artit muzikor
-
Milan Shuflaj, Vinçenc Gjini dhe Shime Deshpali dekorohen me Medaljen Presidenciale të Meritave
-
Ai ishte zëri i Zotit mbi tokë
-
“Kjo është një parajsë e vërtetë violonçeli”