Diane Keaton, një prej yjeve më të mëdha të filmit në botë në 50 vjetët e fundit, ka vdekur në moshën 79-vjeçare në Kaliforni.
Lajmi u konfirmua nga revista People. Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, pasi familja ka kërkuar privatësi.
Ikona e filmit bëri bujë në vitin 1977 me paraqitjen në “Annie Hall”. Me këtë film ajo fitoi “Oscar”.
Ndërkaq roli i saj i parë i madh ishte në “Godfather”. Ajo u bë e njohur për rolin e saj si Kay Adams-Corleone në “Godfather” (1972) dhe vazhdoi të luante në vazhdimet e saj.
Gjatë karrierës së saj, u shqua sidomos në komeditë dhe dramë romantike: filma si "Sleeper", "Love and Death", "Manhattan", "Interiors", "The First Wives Club", "Something’s Gotta Give" dhe "Father of the Bride" janë ndër më të njohurit.
-
Familja zbulon shkakun e vdekjes se Diane Keaton
-
Pas vdekjes së Diane Keaton, “Al Pacino është pishman që s’është martuar me të”
-
Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë
-
Vdiq në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, mbretëresha e muzikës country
-
Thellohet misteri rreth vdekjes së Hayden Panettiereit