Vepra e Eliza Hoxhës që ishte vendosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës është vandalizuar të premten.
Antenat satelitore janë një prej elementeve, me të cilat kuratorja Eliza Hoxha, është paraqitur në Bienalen e Venecias. Pjatat satelitore ajo i ka përdorur edhe në një instilacion që javë më parë është vendosur pranë objektit të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.
Pasi nuk kishte gjetur mbështetje në Komunën e Prishtinës, për idenë e saj për satelitët, Hoxha thotë se vendosi t’i dërgojë në Bienalen e Arkitekturës. Sipas saj, ky lloj antenash përçon një varg mesazhesh për vështirësitë e informimit e edukimit gjatë viteve 90’, të shekullit të kaluar.
Në një fotografi të cilën e ka publikuar Hoxha në Facebook, shihen disa prej antenave satelitore që u është ndërruar kahja ndërsa artistja përmes një postimi ka dënuar këtë akt.
“Kisha pas shumë qejf me hy ne kokên e personit që e ka bo këtë akt, veç me mujt me kuptu logjikën dhe knaqêsinë që mundet me ja dhanë një gjest i tillë.... Fort bre koka munduuuuu .... Fort... Garant orgazêm ka përjetu ... Sa gjynah”, ka shkruar ajo.
“Njê vepêr që zyrtarisht është pjesë e një bienaleje të rêndësishme me emrin e Muslim Mulliqit - organizuar nga Galeria Kombêtare e Kosovês - e vendosur në hapësirê publike pêr ta afru artin te komuniteti - dhe e degraduar ne pikê të ditës në qendër tê qytetit...Çka me thanë?” ka shtuar artistja Hoxha.
Në një intervistë për KTV-në, Hoxha kishte thënë se ky lloj antenash përçon një varg mesazhesh për vështirësitë e informimit e edukimit gjatë viteve 90’, të shekullit të kaluar.