Antenat satelitore janë një prej elementeve, me të cilat kuratorja Eliza Hoxha, është paraqitur në Bienalen e Venecias.
Pjatat satelitore ajo i ka përdorur edhe në një instilacion që javë më parë është vendosur pranë objektit të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.
Pasi nuk kishte gjetur mbështetje në Komunën e Prishtinës, për idenë e saj për satelitët, Hoxha thotë se vendosi t’i dërgojë në Bienalen e Arkitekturës, raporton 038 në KTV.
Sipas saj, ky lloj antenash përçon një varg mesazhesh për vështirësitë e informimit e edukimit gjatë viteve 90’, të shekullit të kaluar.
{gallery}
Por, dy dekada pas përfundimit të luftës dhe kohën kur shumica e familjeve janë të lidhur me rrjetet kabllore dhe satelitët thuajse janë tërësisht jashtë përdorimit, Hoxha thotë se komuna duhet t’i mbledhë të gjithë për t’i përdorur për qëllime arti.
Në Komunën e Prishtinës thonë se këto mjete për transmetimin e valëve nuk janë të përfshira më në rregulloret komunale, meqë llogariten të jenë të dala nga përdorimi.
Edhe
Vandalizohet vepra e Eliza Hoxhës në kampusin e UP-së
Madje, në 8 vjetët e fundit, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike nuk ka pasur asnjë kërkesë për vendosjen e tyre.
Për largimin e tyre, komunarët do të kërkojnë fillimisht mirëkuptimin e qytetarëve, para se të ndërmarrin ndonjë aksion.
Përderisa komuna e ka lënë këtë çështje në vullnetin e qytetarëve, antenat satelitore - shumë prej tyre të ndryshkura e të pasigurta, vazhdojnë të qëndrojnë në e mbi ndërtesat e vjetra gjithandej nëpër kryeqytet.