U vendosën në vitet e 90-a dhe përdoreshin si mjet i informimit për qytetarët e Kosovës, gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
Me evoluimin e teknologjisë, satelitët, si sistem i vjetër i transmetimit, gjejnë pak përdorim në ditët e sotme.
Megjithatë, shumë banorë të Prishtinës nuk i kanë larguar ende ato.
Megjithëse ekziston rregullorja për largimin e tyre, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë t’i mbajnë në kulmet e ndërtesave dhe në ballkonet e tyre.
Së fundmi, Komuna e Prishtinës u ka dhënë qytetarëve afat prej 90 ditësh, për largimin e antenave satelitore.
Edhe
Prishtina synon t’i largojë antenat satelitore nga ndërtesat brenda 90 ditëve
Në të kundërtën, ata do të intervenojnë vet.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”, thuhet nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës.
Këtë iniciativë e kanë mirëpritur qytetarët.
Për shkak se ato janë vjetruar dhe ndryshkur, qytetarët thonë se është rrezik nëse nuk largohen.
EdheNë vitin 2009, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dalë me një rregullore me anë të së cilës, qytetarët duhej të paguanin për mbajtjen e satelitëve që shfrytëzonin hapësirat publike.
Vite më vonë është marrë vendimi për largimin e tyre.