Prishtinë, 12 nëntor – “Plisi informativ” i Eliza Hoxhës s’ka shpëtuar as një muaj pa u dëmtuar. I vendosur midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe kishës ortodokse e ngritur nga regjimi i Milosheviqit është bërë cak i dëmtuesve. Rasti ende nuk ka mbërritur në polici, por Galeria Kombëtare e Kosovës ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë njoftimin. Edhe dy ditë pas kësaj ngjarjeje, “Plisi...” vazhdon të mbetet i dëmtuar.
Tabela që përshkruan veprën është rrënuar e po ashtu edhe satelitët që i japin formë këtij instalacioni. Ishte vendosur aty në kuadër të edicionit të 12-të të ekspozitës “Çmimi Muslim Mulliqi”, e cila u hap më datën 18 tetor. Në këtë ekspozitë u prezantuan punimet e 19 artistëve, të përzgjedhura nga 65 që i ishin përgjigjur thirrjes, me temën kuratoriale “A janë histori kujtimet tona?”. Pjesë e saj ishte edhe instilacioni i Hoxhës, dhe për dallim nga veprat e tjera ka qenë i vetmi që është vendosur në hapësirë jashtë objektit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Hoxha e ka dënuar këtë akt, të cilin e ka përshkruar si të shëmtuar/ Sihana Klisurica (Gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}