Policia e Kosovës ka njoftuar se një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Zubin-Potok është larguar nga persona të panjohur.
Rasti është raportuar po hetohet në drejtim të veprës penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
“Zubin-Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Persona të panjohur dëmtojnë aparatin për tërheqjen e dokumenteve personale në Zveçan
-
Dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore në Rahovec
-
Dyshime për bixhoz të paligjshëm në tri lokale në Zubin-Potok, intervistohen disa persona
-
Sulmohet një polic në Zubin-Potok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Bllokuan rrugën me kamion në Zubin-Potok, dy të arrestuar