Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se në Zveçan është dëmtuar aparati për tërheqjen e dokumenteve personale që ndodhet afër Qendrës së Regjistrimit të automjeteve.
Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e instalimeve publike”.
“Rr. Nemanja, Zveçan / 02-05.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Sulmohet një burrë, disa persona iu futën në shtëpi dhe e goditën me një mjet
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Raportohet se një serb sulmoi seksualisht e ia dëmtoi veturën një gruaje
-
Zveçan, sulmohet me mjet shpërthyes shtëpia e polices