Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Trio de soprano” me vepra të kompozitorëve kosovarë në Luksemburg

Tri muzikantet kosovare, të cilat janë bërë bashkë para dy vjetësh me qëllim të promovimit të muzikës së kompozitorëve kosovarë, do ta vazhdojnë rrugëtimin edhe këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të parin destinacion e kanë qytetin e Luksemburgut për të vazhduar më pas edhe në shtete të tjera, nëse gjërat u shkojnë sipas planit.

Sopranoja Jeta Çitaku, flautistja Erëmira Çitaku dhe pianistja Alberta Troni tashmë janë në pritje të marrjes së vizës për në Luksemburg, megjithëse ato kanë planifikuar që më datë 21 të muajit janar të ngjiten në skenën e qendrës kulturore “Altrimenti” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)