Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Power of the Dog” udhëheq me 12 nominime në Oscars

“The Power of the Dog” i Jane Campion, me rolin kryesor të Benedict Cumberbatch, kryeson nominimet për Oscar për këtë vit, me gjithsej 12.

Ky film ndiqet nga afër nga filmi “Dune”, i cila ka 10 nominime dhe “Belfast” dhe “West Side Story”, të cilët kanë nga shtatë secili.

Olivia Colman, Benedict Cumberbatch dhe Andrew Garfield janë ndër të nominuarit britanikë për aktrim në kategoritë kryesore.

Dame Judi Dench dhe Ciarán Hinds njihen në kategoritë mbështetëse.

Dy çifte janë nominuar në 20 vendet e aktrimit që ishin në dispozicion.

Edhe “Oscars 2022” midis favoritëve e befasive Shtojca për Kulturë “Oscars 2022” midis favoritëve e befasive

Penelope Cruz (për filmin Parallel Mothers) dhe Javier Bardem (për filmin Being The Ricardos) janë martuar që nga viti 2010, ndërsa Jesse Plemons dhe Kirsten Dunst (të dy në filmin The Power of the Dog) janë të fejuar.

Këta janë filmat me më së shumti nominime:

The Power of The Dog - 12

Dune - 10

Belfast - 7

The West Side Story - 7

Edhe Nominimet për “Oscars 2022” thyejnë rekorde e barriera Kulturë Nominimet për “Oscars 2022” thyejnë rekorde e barriera

King Richard - 6

Don’t Look Up - 4

Nightmare Alley - 4 dhe

Drive My Car - 4

Nominimet janë shpallur në Los Anxhelos të martën, derisa filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit nuk ka arritur të nominohet për filmin më të mirë ndërkombëtar.

Edhe Benedict Cumberbatch u nderua me çmimin “Cinema Vanguard Award” Showbiz Benedict Cumberbatch u nderua me çmimin “Cinema Vanguard Award”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 mars.