Në ceremoninë e çmimeve prestigjioze që është mbajtur të dielën mbrëma në “Royal Albert Hall” në Londër, kinematografët nuk kanë lënë anash thirrjet e tyre për ndaljen e luftës në Ukrainë. Çmimin për filmin më të mirë e ka fituar “The Power of the Dog”, nën regji të “Jane Campion”. Çmimi i filmit të shquar britanik i takoi atij “Belfast”, nën regji të Kenneth Branagh. Çmimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj e mori “Drive My Car”. Për regjinë më të mirë është shpërblyer Jane Campion për filmin që fitoi çmimin kryesor
Një pjesë e botës së filmit që ishte e pranishme në ceremoninë e 75-të të “Bafta Film Awards” është solidarizuar me Ukrainën. Në ceremoninë e çmimeve prestigjioze që është mbajtur të dielën mbrëma në “Royal Albert Hall” në Londër, kinematografët nuk kanë lënë anash thirrjet e tyre për ndaljen e luftës në Ukrainë. Çmimin për filmin më të mirë e ka fituar “The Power of the Dog”, nën regji të “Jane Campion”. Çmimi i filmit të shquar britanik i takoi “Belfast”, nën regji të
Kenneth Branagh. Çmimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj e mori “Drive My Car”. Për regjinë më të mirë është shpërblyer Jane Campion për filmin “The Power of the dog”, kurse për skenë çmimi i takoi filmit “Licorice Pizza”. Në këtë ceremoni, të 75-tën me radhë, Çmimi i aktores më të mirë në rol kryesor i ka takuar Joana Scanlan për filmin “Passing”, kurse Çmimi për aktorin më të mirë Will Smith për rolin e tij në filmin “King Richard”.
Qysh gjatë parakalimit në tepihun e kuq shumë prej të pranishmëve janë solidarizuar me Ukrainën. Benedict Cumberbatch, që është ylli i filmit që u shpall fitues i dyfishtë në ceremoni, ishte në mesin e atyre që mbanin një distinktiv ose hark me ngjyrat e flamurit të vendit, për të cilin ai ka thënë se e bart për solidaritet. Ai qe i nominuar për aktorin më të mirë.
Në tepihun e kuq, Cumberbatch ka thënë se ishte i vetëdijshëm se distinktivët e tij “mund të hidheshin poshtë si simbole” dhe se ai shpresonte të pranonte një refugjat.
“Kjo është një festë e një industrie që ka të bëjë me imazhet, dhe imazhet që flasin me zë të lartë, sikur janë më të zëshme ndonjëherë se fjalët. Pra, është një gjest i vogël”, ka thënë ai.
“Por larg kësaj, ajo që ne të gjithë duhet të bëjmë është të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj politikanëve tanë për sa i përket krizës së refugjatëve, të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi regjimin e Putinit, të vazhdojmë të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi, qoftë kjo donacione ose strehim refugjatësh, të gjitha këto që unë jam duke kërkuar t'i bëj dhe i kam bërë”, ka thënë ai.
I nominuari për aktorin më të mirë ,Stephen Graham, i cili në veshjen e tij kishte një hark blu, ka thënë se ishte jetike që lufta të jetë e pranishme edhe në këtë ceremoni.
“Dua të tregoj mbështetjen dhe solidaritetin tim për atë që do të kalojmë”, ka thënë ai.
Edhe
U mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA” në Londër
Krishnendu Majumdar, që udhëheq “BAFTA-n” i ka thënë audiencës para ceremonisë: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gazetarët dhe kineastët që mbulojnë Ukrainën, prej të cilëve mund të jenë anëtarë të ‘BAFTA’, të cilët raportojnë dhe dokumentojnë me guxim konfliktin dhe krizën humanitare”. Lady Gaga, Salma Hayek, Daisy Ridley, Daniel Kaluuya dhe Millie Bobby Brown qenë ndër të famshëm të tjerë të pranishëm.
Të nominuarit e tjerë për aktrim përfshinin Jessie Buckley, Leonardo DiCaprio, Ëill Smith, Joanna Scanlan, Tessa Thompson, Ariana DeBose dhe Kodi Smit-McPhee.
Dame Shirley Bassey hapi ngjarjen me një performancë të “James Bond Diamonds Are Forever”. Emrat e mëdhenj janë rikthyer në “Royal Albert Hall” pas një edicioni kur shumë të nominuar u shfaqën përmes “Zoom” mes kufizimeve të rrepta ndaj COVID-19.