Aktivitetet teatrore i kishte filluar me prodhimin e shfaqjeve komike, duke përdorur formën interaktive me publikun.
Gjashtëmbëdhjetë vjetorin e themelimit, teatri i pavarur “Oda”, e ka festuar duke vënë në skenë komedinë “Graviteti” të autorit Lirak Çelaj, e cila është inskenuar nga regjisori, Florent Mehmeti.
Kjo komedi me dromca të dramës ka vizualizuar disa prej kronikave bazë të historisë së shqiptarëve të lidhura me atdheun.
Ngjarjet fiktive në shfaqjen “Gravitetit” nisin që nga epoka e Skënderbeut dhe kalojnë te rrëfimet e emigrantëve dhe Arbëreshëve të Italisë, raporton “Express” i KTV-së.
Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli dhe Leonit Maloku janë aktorët që luajnë personazhet e kësaj komedie.
Në festën e përvjetorit të themelimit, drejtori i teatrit “Oda” theksoi se krahas realizimit të projekteve teatrore, energjinë që e posedon ky institucion e shpenzon, duke gjetur forma të mbijetesës.
Edhe
“ODA” për 17-vjetor me “Sikur kjo të ishte shfaqje” e në luftë për mbijetesë
Aktorja Anisa Ismajli dhe dramaturgu Arian Krasniqi, kanë sjellë kujtimet e tyre për kohën kur nisi punën ky institucion dhe sesi u zhvillua për gjatë këtyre viteve, teatri “Oda”.
“ODA” si teatër i pavarur për afër dy dekada ka arritur të realizojë dhjetëra shfaqje, prej të cilave kryesisht në komedi.
“Tre gjermanët e trashë” vazhdon të mbetet komedia më e popullarizuar e këtij institucioni teatror.