Të shtunën nis cikli i tretë i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, autor dhe regjisor i të cilit është Fatmir Lama.
Bëhet fjalë për vazhdimin e dokumentarëve të krijuar nga KTV, të cilët përmes pamjeve filmike e fotografive rrëfejnë për ngjarje që shënuan kohën, të cilat i paraprinë krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ky cikël dokumentarësh, që do të shfaqet në gjashtë episode, do të transmetohet çdo të shtunë në KTV nga ora 21:15, duke filluar nga nesër (më 23 shkurt).
Rrëfimet e ngjarjeve historike të Kosovës nisin me episodin e parë “Kufiri i Vuajtjeve”, që transmetohet nesër në KTV.
Ngjarjet zhvillohen përmes pamjeve filmike dhe ato rrëfejnë për ngjarjet, shumë nga të cilat për herë të parë përmes ekranit.
Në episodin e dytë janë rrëfimet e kosovarëve që ikën në Shqipëri në vitet e 60-ta, kurse në episodin e tretë shfaqen pamje e rrëfime të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në arsim e kulturë përgjatë viteve të ’70-ta.
Edhe
“Rrëfime për Kosovën 2” – dëshmi e jashtëzakonshme autentike
E edhe në episodin e katërt vijnë rrëfime të viteve të ’70-ta, por këtë herë për përparimin e panjohur deri atëherë të Kosovës.
Rrëfimi për Kushtetutën e vitit 1974 vjen në episodin e pestë të “Rrëfime nga Kosova”.
E cikli i tretë i këtij dokumentari do të mbyllet me rrëfimet për demonstratat e përgjakshme të vitit 1981, të cilat nuk do të ndalen më deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, më 12 qershor 1999.