Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lama: Pavarësia e Kosovës nuk do të ndodhte pa demonstratat e 81'-tës

Për pak ditë bëhen 40 vjet nga nisja e transmetimit të cikleve të dokumentarëve “Rrëfimet për Kosovën”, fillimisht në Televizionin e Zagrebit e më pas në Kohavision. Fatmir Lama, autor i këtyre dokumentarëve, derisa ka folur për demonstratat e vitit 1981, ka thënë se po të mos ndodhnin ato, Kosova nuk do ta kishte pavarësinë, një periudhë që ai tregon se e ka përfshirë në ciklin e tretë të “Rrëfimet për Kosovën”.

“Në ciklin e tretë të dokumentarëve përfshihen demonstrata e '68-tës të cilat kanë qenë shumë mirë të organizuara dhe e hapën Universitetin e Prishtinës dhe Kosova filloi të marrë frymë lirshëm. Nuk ishte Kosova ajo e robëruara, erdhën shqiptarët në pushtet. Kur u hap universiteti, Kosova ndryshoi. Pas universitetit, vjen Kushtetuta e vitit 1974 për të cilën Serbia ka qenë gjithmonë kundër. Kosova u shkëput prej Serbisë, u bë njësi federale e Jugosllavisë, nuk pyetej Serbia më për Kosovën dhe ky ishte kulmi. Prandaj, për demonstratat e '81-tës ekzistojnë dyshime se ka dorë edhe vetë Serbia e Rusia, por edhe nëse kanë pasur dorë, ne kemi fituar shumë pas demonstratave të '81-tës sepse kjo pavarësi që e kemi nuk do të kishte ardhur po të mos ishin demonstratat”, ka thënë ai në emisionin Desku të KTV-së.

Ai ka folur edhe mbi punën e historianëve gjatë asaj periudhe dhe mundësisë së tyre për të shkruar ngjarjet reale siç patën ndodhur. Thotë se deri më 1974 historianët patën punuar, porse ishin “shumë të mbikëqyrur e nuk kanë guxuar ta thonë të vërtetën”.

Lama tregon si pati filluar me dokumentarët “Rrëfimet për Kosovën”

Autori i dokumentarëve “Rrëfime për Kosovën”, Fatmir Lama, ka treguar në Deskun e KTV-së punën e tij 40-vjeçare për prodhimin e dokumentarëve për periudhat nëpër të cilat kaloi Kosova.

Lama ka thënë se pati filluar në Televizionin e Zagrebit dhe atje ishte mirëpritur, teksa tregon edhe episodin e parë të dokumentarit.

Edhe “Rrëfime për Kosovën” si libër i historisë së shkruar nga dëshmitarët Kulturë “Rrëfime për Kosovën” si libër i historisë së shkruar nga dëshmitarët

“Kam filluar të merrem me këto dokumentarë në vitin 79’ në Televizionin e Zagrebit, ku jam thirrur si regjisor, arsyeja ka qenë sepse flitej për okupimin e Kosovës në kohën e fashizmit. Jemi i vetmi shtet në botë që na ka çliruar fashizmi, ka qenë befasia më e madhe. Regjimi serb ka qenë në Kosovë gjithmonë dhe vazhdon të jetë më i keq se fashizmi. Prandaj, unë kam pasur argumente, argumenti kryesor është Emin Duraku, ku në vitin 41’ në Vitomiricë mbahet mbledhja e Partisë Komuniste për Kosovë e Metohi në atë kohë, merr pjesë edhe Emini. Emini në atë mbledhje ka thënë haptazi se ne shqiptarët e kemi vështirë ta mobilizojmë popullin tonë nga okupatori fashist sepse për herë të parë e përjetoi çlirimin me ardhjen e fashizmit. Edhe në dokumentarin që është punuar së pari, thuhet mu kjo”, ka thënë ai.

Lama ka treguar se si pati reaguar Serbia ndaj fjalëve të Emin Durakut të cilat ishin përcjellë pikërisht në episodin e parë tek “Rrëfime për Kosovën”.

“Raportet njerëzore - i kam pasur miq ata në Zagreb, kanë pasur mirëkuptim për Kosovën. Shqiptarët patën marrë pjesë masivisht në çlirimin e Kroacisë, ka qenë kjo edhe arsye mirëkuptimi që e kemi pasur prej kroatëve. E kam pasur në letër diskutimin e Emin Durakut që e kemi lexuar në emision, reagimi i Serbisë ka qenë i tmerrshëm. Ky episod është publikuar më 6 prill 1981, në ditën e gjashtë të demonstratave”, ka thënë ai.

Lama: Partitë politike po e shikojnë interesin partiak e jo të Kosovës

Fatmir Lama, producent në Kohavision dhe autor i dokumentarit “Rrëfimet për Kosovën” ka thënë se pas vitit 1999, partitë politike po e dezinformojnë popullin e Kosovës duke e shikuar vetëm interesin personal.

“Në këtë situatë, në Kosovë pas vitit 99’ interesat partiake janë ato të cilat e dezinformojnë popullin. Është fatkeqësi kombëtare kur partitë politike e shikojnë interesin partiak e jo të Kosovës. Kemi ende parti politike, organizata të cilat bëjnë çdo gjë vetëm për pushtet”, ka thënë ai.

Edhe “Rrëfime për Kosovën” me një tjetër cikël për zbardhjen e së vërtetës Kulturë “Rrëfime për Kosovën” me një tjetër cikël për zbardhjen e së vërtetës

Lama ka drejtuar një thirrje për spektrin politik që të mendojnë për qytetarët të cilët i zgjedhin ata t’i përfaqësojnë.

“Politikanët tanë të mendojnë për popull, sepse populli po jeton në mjerim, ku duan ata t’i harxhojnë ata milionë që i kanë”.

“Ne e kemi fatkeqësi kombëtare fshehjen e të vërtetës, se e vërteta mund të zbulohet në vendin e lirë, në vendin që nuk është i lirë ku shikohet interesi personal përmes partisë, ku ka liri atëherë”, ka përfunduar Lama.