Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte në KTV nis shfaqja e dokumentarit “Kufiri i vuajtjeve”

Me lot e me kujtime nga e kaluara, është përcjellë premiera e dokumentarit “Kufiri i Vuajtjeve” i autorit Fatmir Lama.

Dokumentari, premiera e të cilit u shfaq në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, flet për vuajtjet dhe maltretimet që kanë përjetuar shqiptarët në vitet e ‘70-ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protagonistët e serisë së parë, vlerësuan lart punën e autorit dhe të grupit KOHA, raporton KTV.

Mal Berisha tha se populli shqiptar i një gjaku, është ndarë e ka vuajtur padrejtësisht nga okupatori, përmes siç ka thënë, “kufirit të trishtimit”.

E, shkrimtari Agim Gjakova, tha se puna serioze rezultoi me një dokumentar që do të mbetet në histori.

Autori, Fatmir Lama, ka thënë se e ka të vështirë të flasë për punën e tij, por që dokumentarët u realizuan falë ndihmës të grupit Koha.

“Kufiri i vuajtjeve” është seria e parë e gjashtë dokumentarëve, që do të fillojnë të shfaqen nga sot në Kohavision, me fillim nga ora 21:15.