Milano, dhjetor 1966
Për shqiptarët e Kosovës, atëbotë piktori i madh Ibrahim Kodra ishte fare pak i njohur, ndërsa në atdheun e tij, në Tiranë, e kishin “harruar”, sepse ai nuk kishte asnjë lidhje me “realizmin socialist”, por me kubizmin dhe me drejtime të tjera.
Pas vizitës sime treditëshe në Milano dhe një interviste të parë në shtypin shqiptar, që rastësisht qëlloi “Rilindja”, “gjeniu i ngjyrave” u bind sa shumë e duam dhe me gëzim pranoi të hapte ekspozitën e parë në Prishtinë, në korrik të 1968-s, kurse pesë vjet më vonë e ftuan edhe në Tiranë, por pa piktura.
Autori i mbi 6.000 krijimeve të çmuara që na bënë nder në tërë rruzullin, kishte vuajtur nga malli se kurrë më nuk do t’i shihte ngjyrat më të bukura të vendlindjes që i kujtonte nga rinia e hershme. (Artikullin e plotë nga Nehat Islami mund ta lexoni në numrin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore)
-
“Lavjerr’s” mat pulsin e çmimit të artit
-
Modigliani si pikënisje në kërkim shenjash tek artistët shqiptarë
-
“Fytyrat e lirisë” me portretet dhe kujtimet e paqeruajtësve
-
“Rezistenca në Kosovë...” shfleton shtypin e fshehtë midis ideologjisë e lirisë
-
Meeting Gil Scott-Heron: A Night When a Musician Restored My Faith in Humanity