Për t’i hapur dyert e muzeut që do të mbajë emrin e artistit me nam, Ibrahim Kodra, Komunës fillimisht do t’i duhet ta themelojë Muzeun e Prishtinës.
“Ibrahim Kodra” – që parashihet të ekspozojë mbi 100 vepra të mjeshtrit që njihet edhe si kubisti i fundit – do të funksionojë si degë e muzeut të qytetit, që do të vendoset në ish-ndërtesën e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Tophane”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Muzeu “Ibrahim Kodra” është rikthyer në agjendë të martën, kur fondacioni që mban emrin e tij nënshkroi memorandum me Komunën e Prishtinës.
Kryetari Shpend Ahmeti e kryesuesja e Fondacionit, Maria Pacolli, kanë vënë firmën mbi dokumentin në bazë të të cilit do të ruhen e ekspozohen veprat e maestros që u lind më 1918 në Shqipëri, e vdiq në vitin 2006 në Milano. Propozimi për ridestinimin e ish-objektit bibliotekar ishte miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 21 prill të vitit 2017.
Asokohe u parapa që objekti të ridestinohej e të shndërrohej në qendër edukativo-arsimore, ku do të ekspozoheshin edhe mbi 30 vepra të maestros Ibrahim Kodra. Prej atëherë, deri tash, gjërat nuk kanë lëvizur fort. Por, sipas paralajmërimeve, Muzeu i Prishtinës dhe dega “Ibrahim Kodra” do të mirëpresin vizitorët në fund të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Projekti për muzeun “Ibrahim Kodra” kthehet në pikën zero
-
Projekti ideor për muzeun “Ibrahim Kodra” në monument nxit reagime
-
Muzeu “Ibrahim Kodra” drejt jetësimit, pret dritë të gjelbër nga Kuvendi i kryeqytetit
-
Nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Muzeut “Ibrahim Kodra”
-
Ish-Bibiloteka “Hivzi Sylejmani” shndërrohet në Muzeu “Ibrahim Kodra”