Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Fondacionin “Ibrahim Kodra”, që administrohet nga Behgjet Pacolli. Memorandumi, sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, ka për qëllim themelimin, zhvillimin dhe promovimin të muzeut të artistit Ibrahim Kodra në Prishtinë, transmeton Koha.net.
“Komuna do të angazhohet për ta kthyer objektin e ish-Bibliotekës ‘Hivzi Sulejmani’ në hapësirë kulturore për shfrytëzim si ekspozitë afatgjatë të koleksionit të artistit Ibrahim Kodra. Do të bëhet projektimi dhe do të kryhen punimet e nevojshme, ashtu që objekti të jetë i përshtatshëm për nevoja të muzeut. Gjithashtu, Komuna do të caktojë kryesuesin e bordit nismëtar për themelimin e muzeut (bord që do të ketë edhe nga 2 anëtarë nga të dyja palët), si dhe do të ndihmojnë organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftim.
Fondacioni “Ibrahim Kodra” do t’i ofrojë për shfrytëzim pikturat origjinale të autorit për 30 vite, me mundësi vazhdimi, si dhe do të krijojë program edukativ për artin figurativ për fëmijët dhe të rinjtë të cilin do ta ketë në dispozicion muzeu.
Palët në këtë memorandum janë pajtuar që muzeu “Ibrahim Kodra” të menaxhohet nga Muzeu i Prishtinës.

-
Objekti ku dështoi të hapej muzeu “Ibrahim Kodra” sërish në agjendë
-
Prishtina nuk do të bëhet me muzeun “Ibrahim Kodra”
-
Projekti për muzeun “Ibrahim Kodra” kthehet në pikën zero
-
Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” do të shndërrohet në muze
-
Ish-objekti i “Hivzi Sylejmanit” mbetet i braktisur, Komuna premton ta bëjë Muzeun