Lajmi për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë është në qendër të diskutimit gjatë të martës në Kosovë. E drejtoresha e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi, i ka ftuar organizatorët që festivalin ta organizojnë në Suharekë e jo në Tiranë.
“Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada por me përkrahje të komunës dhe qytetarëve”, ka shkruar Gashi në Facebook.
“Sunny Hill” nuk do të organizohet në Prishtinë sivjet. Ky festival do të zhvendoset në Tiranë. Organizatorët kanë fajësuar institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë.
Deri të martën ka qenë afati që institucionet në Kosovë t’i përgjigjen për dhënien në shfrytëzim të lokacionit. Në njoftimin zyrtar të Festivalit është konfirmuar se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.
Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada por me përkrahje të komunës dhe qytetarëve. Sunny Hill Festival; Dua Lipa; Dukagjin Lipa
Posted by Lorika Gashi on Tuesday, June 14, 2022