Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Edi Rama për “Sunny Hill”: S’ka si Tirana

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur lajmin për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Të martën, organizatorët njoftuan për zhvendosjen e festivalit. Ata u ankuan për vonesat në përgjigjen e institucioneve të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të lokacionit. Si pasojë, njoftuan për zhvendosje në drejtim të Tiranës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rama e ka cilësuar vendimin për zhvendosje si lajm të mirë.

“Festivali ‘Sunny Hill’ vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S'ka si Tirona jo”, ka shkruar ai.

Festivali do të mbahet në datat e njëjta, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Ata që s’mund të udhëtojnë por që kanë blerë biletat, do të rimbursohen, ka njoftuar festivali.