Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njoftoi të enjten mbrëma se do të performojë në festivalin e sivjetmë "Sunny Hill", në Prishtinë.
“Po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi Lipa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është hera e dytë që 26-vjeçarja do të performojë në Kosovë. Kompania e babait të saj, Dukagjin Lipa, "Sunny Hill" e organizon për herë të tretë këtë festival, në të cilin marrin pjesë yje nga skena botërore dhe ajo vendore.
Sivjet, rreth këtij festivali i bë zhurmë e madhe. Për shkak të mosndarjes së një parcele të kërkuar për organizata "Sunny Hill", festivali u zhvendos në Tiranë. Por pas presionit të madh të opinionit, organizatorët e kthyen atë në Prishtinë, por premtuan ta organizojnë edhe një në Tiranë në fund të gushtit.
Festivali i sivjetmë në Prishtinë do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Parkun e Gërmisë.