Kulturë

Stryv me energji të madhe, publiku përgatitet për Anyman

DJ Stryv

DJ Stryv e ka nisur performancën e tij me energji  të mirë. Publiku po kërcen nën ritmet elektronike, derisa bëhet gati ta mirëpresë artistin kryesor të natës, Anyma.

Stryv është një producent dhe kantautor me bazë në Los Angeles që ka punuar me artistë si Camilla Cabello, Rema, Ty Dollar $ign, Keinemusic, Burna Boy, Ava Max, Ckay dhe të tjerë.

Ajo që është quajtur "KissCam" vazhdimisht po shkëput individë ose çifte nga publiku, dhe gjithashtu po paraqet prej afër artistin që po performon.

“KOHA” live në natën e tretë të “Sunny Hill Festival”, Mygal pushton skenën

Elektrizuese është performamca e tij në "Sunny Hill". MYGAL është një producent dhe DJ spanjoll dhe jeton në Madrid. Si producent ka bashkëpunuar me McBuzzz, Costa, Love Yi, Dellafuente, Cecilio G, Jedet, Nina, Aron Piper, Gianluca... Ndërkaq si DJ, përveç se nëpër turne me artisten Nina, ai ka bashkëpunuar edhe me Major Lazer, Octavian, Virgil Abloh, dhe Jarreau Vandal.

Kjo është nata e tretë dhe e fundit e festivalit "Sunny Hill" që po mbahet në Bërnicë të Poshtme.

Nata e parë e ka sjellë yllin Dua Lipa, e dyta artistin kanadez Shawn Mendes, ndërsa sonte pritet që artisti kryesor të jetë Anyma.


 

Lexo përditësimet tjera
Peggy Gou

Me ritmin e Peggy Gou mbyllet edicionin i pestë i "Sunny Hill"

Skenën "C4" tani e ka rrëmbyer Peggy Gou, e cila është DJ, producente, këngëtare dhe kantautore...