Kitaristët Petrit Çeku, Pedro Ribeiro Rodrigues dhe Tomislav Vukshiq të bashkuar në trion “Elegio” do të hapin sonte (e premte) në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare edicionin i 18-të të “ReMusicas”, por ky festival ndërkombëtar ka bërë tok emra të njohur botërorë që do të sjellin magjinë e muzikës me nëntë mbrëmje koncertale.
Me një larushi performancash, nga tubisti francez Thomas Leleu, kompozitori belg Clément Parmentier e deri te pianisti shqiptar nga Amerika, Redi Llupa, organizatorët kanë thënë se festivali do të përçojë mesazhin “Dare to Love” (Guxo të dashurosh) si revoltë kundër pabarazive kudo në botë, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtoresha e festivalit, Donika Rudi, në konferencën për media të enjten, ka thënë se edicioni i sivjetmë do të përmbajë një mori koncertesh. Sipas saj, organizatorët kanë menduar edhe për një komponent të ri të aktiviteteve që do të jenë të dedikuara për të rinjtë.
“Festivali do të ketë edhe aktivitete përcjellëse, siç është ‘ReMusica edukative’, që u dedikohet kryesisht të rinjve që duan të njohin instrumente apo kompozitorë, dhe këtë vit do të jenë në fokus pianoja dhe kontrabasi”, ka thënë Rudi....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")