Prishtinë, 16 shkurt - Njëzetekatër orë pasi Rita Ora e ka konfirmuar vetë se do të jetë në Prishtinë më 17 shkurt, një ekip teknikësh është mobilizuar për finalizimin përgatitjeve për koncertin e yllit kosovar me famë botërore. Me dimensionet 22 metra e gjerë dhe 14 metra e lartë të enjten ka marrë formë. Përgatitjet për skenën në 22 metra të gjerë e 14 metra të lartë e vendosur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, të enjten pasdite janë intensifikuar.
Një zërim prej 400 mijë vatësh, që do t’i përgjigjet kërkesës për një masë të madhe të atyre do ta dëgjojnë Orën tek performon hitet e saja, që viteve të fundit kanë kryesuar top-listat muzikore botërore. Ekranet do të vendosen nëpër shesh, për ta pasqyruar sa më mirë performancën e saj në ditën historike – përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kjo pritet të jetë ngjarja kryesore. Ngjarjet e tjera të parapara për të shtunën, përfshirë edhe seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, janë shtyrë për të dielën.
Rita Ora, të mërkurën e 14 shkurtit u ka dhënë fund të gjitha dilemave rreth ardhjes së saj në Prishtinë. Ardhjen e ka konfirmuar duke postuar në rrjete sociale lajmin, shoqëruar me një fotografi. Në këtë fotografi shkruan “Kosova”, dhe secila shkronjë ka nga një ngjyrë tjetër. Derisa vë vend të shkronjës “O” është harta e Kosovës. Mbi këtë shkrim me fjalët “Kosova/Newborn/Rita Ora/Independence Day/ Kosova/2018”, formohet shkronja “K”. Si e tillë kjo paraqet logon e një bluze, të cilën Ora e ka dizajnuar vetë (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës
-
Koncerti i Yll Limanit, Policia del me njoftim për masa të veçanta në trafik
-
Shtyhet koncerti “Americana” i Filharmonisë së Kosovës
-
Skena e Prishtinës në pritje të Bryan Adamsit për një natë të paharrueshme
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj