Bukuroshja Rita Ora, e cila pritet pas pak minutash të zhvillojë koncertin e saj të madh në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka zemëruar fansat e saj serbë.
Kjo ka ardhur pas publikimit në faqen e saj në Instagram të një bluze me logo të dizajnuar enkas për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
“Herët apo vonë do të humbni mbështetjen amerikane, e më pas do të merrni fund. Kosova – tokë e shenjtë serbe. Gjithmonë ka qenë ashtu, dhe gjithmonë do të mbetet kështu”, ka shkruar një komentues serb, raporton Koha.net.

Të tjerët kanë thënë se karriera e saj në Serbi ka marrë fund, dhe se për ta më nuk ekziston.
Ndërkaq, Rita Ora ka deklaruar se ky koncert do të zhvillohet pa asnjë pagesë dhe se “është dhuratë për Republikën e Kosovës për jubileun e madh”.
I am so excited to be joining all of you in Kosovo to celebrate the 10 year anniversary of Independence on Feb 17! To mark this occasion I have created this hoodie (https://t.co/1CywzLoYzx) so you can all have a memory of this night we will share together…See you soon. ?? pic.twitter.com/TnmyKyPAgA
— Rita Ora (@RitaOra) February 14, 2018