Kosova nesër mbush një dekadë të shtetësisë së saj, deri sa festa në kryeqytet ka ditë që ka nisur.
Fotografimi me mbishkrimet që flasin për Kosovën dhe improvizimi i lojërave olimpike e tinguj muzikorë, kanë mbretëruar në tri sheshet kryesore të kryeqytetit.
Derisa dhjetëra punëtorë kanë vazhduar punën e tyre në rregullimin e skenave, ku gjatë vikendit do të zhvillohen ceremonitë kryesore të kremtës së dhjetëvjetorit.
Ka edhe të atillë që shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë pak tregti.
Sidoqoftë, qytetarët duan më shumë nga Kosova.
Pati edhe nga ata që thonë se nuk është Kosova që ka dashur dhe për këtë, fajtorë i lënë pushtetarët.
Edhe
Performanca e Rita Orës, mijëra qytetarë në pritje të saj
Te shtunën në ora 20 Rita Ora do të performoi në sheshin Skënderbeu. Ditë më parë në rrjetet sociale ajo është shprehur entuziaste, duke thënë se është lumtur që do të jetë në Prishtinë në dhjetëvjetorin e Pavarësisë.
Ndryshe siç është bërë traditë, ora e parë e mësimit i është kushtuar shtetësisë së Kosovës.
E nxënësit kanë shprehur talentin e tyre në pikturë, këndim e shkencë.