Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Performanca e Rita Orës, mijëra qytetarë në pritje të saj

Koncerti i paralajmëruar për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka filluar sonte në orën 20:00 në Sheshin “Nëna Terezë”, me një këngë premierë dedikuar Kosovës, këngë kjo e realizuar nga një grup këngëtarësh kosovarë, e cila u shfaq në ekranet e vendosura në shesh.

Performanca e parë për sonte do të jetë nga këngëtari Ledri Vula, prej orës 21:00, për të vazhduar me Rita Orën, transmeton KP.

të përmendet se sonte ka një publik masiv, të cilët po presin performancën e Rita Orës.

Ashtu siç është paraparë, këngëtarja Rita Ora do të performojë sonte prej orës 22:00.