Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka deklaruar se mezi pret që të vijë për koncertin e saj në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo dje konfirmoi zyrtarisht se do të vijë në Kosovë për 17 shkurt, ndërsa tani me një video ka ftuar të gjithë të dalin në koncertin e saj.
“Vendlindja ime Kosovë! Po vij në shtëpi! Ky është mesazhi im për të gjithë ju! Mezi pres të vi dhe të mbaj koncertin falas për ju në Prishtinë në sheshin Nënë Tereza! Pikërisht në zemër të qytetit!! Për të festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë sonë! Jam shumë krenare që jam lindur në Prishtinë dhe që jam në gjendje të vij e të performoj si ambasadorja dhe mikesha juaj! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën”, ka shkruar ajo në Instagram.
Në fund ajo me grupin e saj ka bërë edhe shqiponjën.