Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pamje nga performanca në Eurovision

Shqipëria ndezi skenën e “Eurovisionit” me këngën “Zjerm”, performuar nga Shkodra Elektronike.

Grupi u ngjit në skenë i 12-i.

Performanca u shoqërua me efekte vizuale dinamike dhe ritme elektronike karakteristike, duke u pritur me entuziazëm nga fansat e festivalit.

Pas Shqipërisë, do të performojnë edhe tri shtete para se të hapet votimi për finalistë.

“Shkodra elektronike” u themelua më 2019 dhe repertori i tyre kryesisht përfshin rikrijime e ripërpunimeve të perlave të këngës shqiptare.  Kishin filluar si grup projekti në vitin 2019 dhe në këtë kohë ata performuan në shumë ngjarje të rëndësishme italiane dhe shqiptare. E para ishte me rastin e hapjes së Pavijonit Kosovës dhe Shqipërisë në Bienalen e Venecias më 2019. Më tej kishin vazhduar të thellojnë zhanrin e tyre me hapjen e ekspozitës personale në Tiranë të artistit Adrian Paci, e në edicionin e katërt të Festivalit “Zā Fest” e të tjera. Në vitin 2020 filluan të publikojnë këngët e para. Kënga origjinale “Ku e gjeta vendin” ishte fituese e çmimit special në “Festivalin Lule Borë" e më tej kishin nxjerrë edhe të tjera një vit më pas si “Synin si qershia” e “Turtulleshë”.

Në edicionin e kaluar, me votat e publikut, të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision” e pati Besa Kokëdhima me këngën me titull “Zemër n’dorë”. Ndërsa fitues i edicionit kishte dalë Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”. Në finale ishin interpretuar 22 këngë.

Edhe “Zjerm” shndrit Shqipërinë drejt finales së “Eurovisionit” Kulturë “Zjerm” shndrit Shqipërinë drejt finales së “Eurovisionit”

Si të votoni?

 

Lexo përditësimet tjera
Eurovision

Shqipëria në finale të “Eurovisionit”

Të martën nisi edicioni i 69-të i Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovisionit”, që po organizohet në...