Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sheshi i përplasjes së kujtesës

Pa lëvizur vendit e nën hije, turistët mund të dëgjojnë histori e të shohin shenja të tri kohëve të ndryshme në zemër të Prishtinës. Histori pushtimi e çlirimi. Për ndikimin arkitekturor turk e jugosllav, shkruan sot Koha Ditore.

Por edhe për lëvizjen kryengritëse të fundshekullit njëzet të prirë prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sheshi mban emrin e kryeheroit të saj, Adem Jashari. Përmendoret i ka të “Vëllaznim-Bashkimit” të Jugosllavisë së dominuar nga Serbia, që e prishi me nisjen e luftërave në vitet nëntëdhjetë. Jugosllavët e Titos e rrëzuan pas Luftës së Dytë Botërore Çarshinë e Vjetër të kohës së Perandorisë Osmane me moton “rrënojmë të vjetrën për ndërtimin e së resë” në emër të “vëllaznim-bashkimit” të rrejshëm, që mori theqafjen me vdekjen e diktatorit.

Përmendorja trishtyllëshe dhe tetë partizanët – të ngjyrosur me flamuj shtetesh perëndimore që ndihmuan çlirimin e Kosovës – të vendosur ndërmjet ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës simbolizojnë periudhën komuniste...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)