Prishtinë, 3 maj – Ngritja e shtatores së heroit Adem Jashari dhe rregullimi i një sheshi me emrin e tij është ngritur si çështje sërish në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës që është mbajtur të enjten, e cila pastaj është shndërruar na arenë përplasjesh midis asamblistëve të të gjitha partive politike.
Në kohën sa po diskutohej rendi i ditës, ku si pikë ishte futur edhe ngritja e një obelisku në Prishtinë, për nder të ushtarëve të KFOR-it, që kanë vdekur gjatë misionit të tyre në Kosovë, Migjen Shala i PDK-së ka thënë se duhet të merret vendim edhe për shtatoren e Adem Jasharit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se qe 10 vjet është miratuar në KK ndërtimi i sheshit “Adem Jashari”, por kjo gjë ende nuk u bë. Tutje ai e ka akuzuar LDK-në se “ka punuar njëanshëm duke rregulluar sheshin “Ibrahim Rugova”, e duke lënë anash atë ‘Adem Jashari’”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)