Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ose të hiqet trekëndëshi ose emri i Adem Jasharit nga sheshi te Komuna”

Pas tri vjetësh qëndrimi në sirtarët e Komunës së Prishtinës, të martën, ka nisur jetësimi i projektit për revitalizimin e platosë në sheshin “Adem Jashari”.

Fillimi i punimeve në këtë shesh kishte mbetur peng i mospajtimeve mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, të cilat ndajnë pronësinë e hapësirave të sheshit, raporton 038 i KTV-së.

Komuna vazhdimisht e kishte fajësuar Kuvendin se nuk ia ka dhënë pëlqimin për të punuar në pronën e tyre.

Madje, më 2016, mosmarrëveshjet mes këtyre dy institucioneve bënë që të humbej një donacion prej 270 mijë eurosh, nga DEMOS-i zviceran për rregullimin e kësaj hapësire.

Në kohën kur po punohet në renovimin e sheshit që mban emrin e komandantit legjendar të UÇK-së, janë shfaqur mospajtimet për qëndrimin e monumentit të “Vllaznim Bashkimit” në të.

Edhe Përurohet sheshi “Adem Jashari”, Ahmeti ka tri propozime për Kuvendin rreth shtatores së heroit Arbëri Përurohet sheshi “Adem Jashari”, Ahmeti ka tri propozime për Kuvendin rreth shtatores së heroit

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkojnë që të largohet ky monument dhe të vendoset shtatorja e Adem Jasharit ose që të ndërrohet që emrin e heroit ta mbajë ndonjë shesh tjetër, ku do të mund të vendosej edhe shtatorja.

Shala, i cili është edhe asamblist i PDK-së në kryeqytet, është i pakënaqur me zvarritjet për ndërtimin e sheshit, për të cilin ishte marrë vendimi para 13 vjetësh.

Ndërsa ka shtuar se çështjen e shtatores së Adem Jasharit do ta ngre edhe Kuvendin e kryeqytetit.

Idenë e vendosjes së saj e kishte mbështetur edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndryshe nga veteranët, organizata Docomomo International, përmes një letre, i ka kërkuar të parit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që të mos preket “trekëndëshi” i vendosur në atë hapësirë para 60 vjetësh.

Qytetarët janë pro vendosjes së shtatores së Adem Jasharit, por të ndarë në mendime në atë se a duhet të largohet monumenti i “Vllaznim Bashkimit”.

Në Komunën e Prishtinës nuk kanë treguar nëse do të vendoset statuja e heroit, por kanë garantuar se monumenti aktual nuk do të preket.

Edhe Shoqatat e UÇK-së kërkojnë shtatore dhe shesh me emrin e Adem Jasharit në kryeqytet Arbëri Shoqatat e UÇK-së kërkojnë shtatore dhe shesh me emrin e Adem Jasharit në kryeqytet

“Vlera e projektit është 311 mijë euro, ndërsa ai parasheh sanimin e pllakave dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra, duke mos tjetërsuar simbolet që tash gjenden në shesh”, ka thënë Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, punimet e nisura këtë javë, parashihet të përfundojnë brenda një afati prej 90 ditë pune.