Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Riparohet “Monumenti i Pavarësisë” në Tiranë

Tiranë, 13 dhjetor - Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit kanë bërë të mundur riparimin dhe përforcimin e “Monumentit të Pavarësisë” në Tiranë, që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë bulevardit kryesor.

“Riparuam dhe përforcuam për të disatën herë veshjen e Memorialit të Pavarësisë te Parku Rinia, sepse kujdesi dhe mirëmbajtja e parqeve është sfida jonë e përditshme”, shprehet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor dhe është inauguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon një shekull pavarësi të shtetit shqiptar. Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë dhe peshon 15 tonë. U krijua nga artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas nga Austria. Monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira.

Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. Ky simbol është gjithashtu një mirënjohje ndaj heronjve që kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë.