Kulturë

Franca nis për New York një tjetër Statujë të Lirisë

Franca ka nisur një tjetër Statujë të Lirisë për në New-York për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, 4 korrik.

Kjo statujë e re prej bronzi është 1\16 e madhësisë së asaj me famë botërore që qëndron në Ishullin e Lirisë.

Të hënën, gjatë një ceremonie të veçantë, statuja u ngarkua nga Muzeu Kombëtar i Arteve dhe Mjeshtërisë (CNAM) në Parisin qendror, ku ishte vendosur më 2011. Statuja do të ngrihet në Ellis Island.

Statuja, mbi 450 kilogramë dhe 10 metra e gjatë, u realizua në vitin 2009 dhe është një kopje e modelit origjinal të statujës të vitit 1878 të ruajtur nga CNAM.

“Statuja simbolizon lirinë dhe dritën në të gjithë botën”, tha Olivier Faron, administratori i përgjithshëm i CNAM. “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të thjeshtë: miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë moment. Ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë miqësinë tonë”.

Në vitin 1886 një statuje gjigante me pamje femërore, e quajtur Statuja e Lirisë, iu dhurua SHBA-së nga Franca dhe ndër vite u shndërrua në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit. \a2news

{gallery}