Tri meta e gjatë dhe 700 kilogramë e rëndë peshon statuja e yllit të futbollit, Erling Haaland, që së shpejti do të vendoset në qytetin e tij të lindjes, Bryne.
Kjo statujë pritet të kompletohet në muajin qershor.
“Është nder i madh për mua që ta krijojë një skulpturë për Erlingun. Është gjë fantastike”, ka thënë të enjten për gazetën “VG”, artisti të cilit i është besuar krijimi i statujës së Haalandit, Kjetil Barane.
Qyteti Bryne ka 12 mijë banorë dhe është në pjesën jugperëndimore të shtetit.