Statuja e Lirisë e vendosur në Guaiba, të Brazilit u shemb plotësisht pasditen e së hënës, si pasojë e erërave të forta që përfshinë zonën.
Sipas autoriteteve vendase, incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar dhe as dëme ndaj palëve të treta. Menjëherë pas ngjarjes, zona është rrethuar për arsye sigurie, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur punën për pastrimin e zonës.
Struktura totale e monumentit ishte rreth 35 metra e lartë, duke përfshirë bazamentin dhe skulpturën. Pjesa që u shemb ishte vetëm statuja, e cila kishte një lartësi prej 24 metrash.
Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar statujën duke rënë, teksa afër saj qarkullonin automjete.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatorja prej 21 metrash e Messit në Indi, do të zhvendoset
-
Erërat shembin muret e ndërtesave në Gazë, katër të vdekur
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
“Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
-
Dy tërmete të fuqishme në Venezuelë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 10 mijë