Një shtatore e lartë mbi 21 metra e Lionel Messit në Indi është parë “duke u lëkundur në erë” dhe do të zhvendoset.
Monumeni gjigant në Kalkutë u ngrit në dhjetor gjatë turit GOAT të Messit në Indi. GOAT e ka kuptimin “më i madhi i të gjitha kohërave”.
Sipas mediave lokale, inxhinierët nga Departamenti i Punëve Publike kryen një inspektim të statujës pas ankesave nga banorët.
U urdhërua heqja dhe zhvendosja e menjëhershme e shtatores, pasi inspektimi zbuloi se integriteti strukturor së statujës ishte i cenuar.
Një zyrtar ka thënë se kanë kuptuar që shtatorja lëkundet kur ka erë.
Tani po kërkohet një vend më i përshtatshëm për shtatoren, vendosja e së cilës u bë për 27 ditë, nga 45 persona të angazhuar.
-
Messi të shtunën e zbulon statujën e lartë 22 metra
-
Pse Messi duket si “fëmijë” në moshën 39-vjeçare?
-
Lot lehtësimi – tjetër kapitull i jashtëzakonshëm në karrierën e Messit
-
Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?
-
Dhia Messi - në Kansas City punon për bimësinë e padëshiruar