Debati se kush është më i miri në histori të futbollit, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Pele apo Diego Maradona, vazhdon edhe më tej.
Por, në Indi kjo çështje është zgjidhur tashmë.
Lionel Messi është votuar si më i miri i të gjitha kohëve, dhe tani ai do të udhëtojë në këtë vend pas triumfit historik në Kupën MLS me Inter Miamin.
Bashkë me bashkëlojtarët, Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do ta zbulojë statujën e lartë 22 metra në Kolkata të shtunën, gjatë qëndrimit treditor në Indi.
Për këtë statujë kanë punuar 45 persona në 27 ditë.
Messi ka shënuar 787 gola në 963 paraqitje në nivel klubesh. Në vitin 2016 në Argjentinë, ai ishte nderuar me statujë bronzi në Buenos Aires.
Statujë tjetër parashihet të ndërtohet edhe në hyrje të stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës, aty ku Messi e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.