Prishtinë, 27 maj – Brenda 45 ditësh pritet që monumentit të Pavarësisë, NEWBORN, t’i punohet bazamenti i përhershëm. Punimet që kishin nisur në shkurt e ishin ndërprerë me vendim të Inspektoratit të trashëgimisë kulturore, kanë rinisur të mërkurën.
Procesi ishte zvarritur shkaku i lejes që Komuna e Prishtinës duhej të merrte nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. E lejen e ka marrë qysh në mars të këtij viti.
Kompania që ka fituar tenderin kishte nisur punën në bazë të një lejeje të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, së cilës i kishte skaduar afati. Qysh në shkurt të vitit 2018, kur ishte festuar 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, qe paralajmëruar bazamenti për obeliskun i cili që nga viti 2015 është monument.
-
Komuna ndërron qasje: pret leje vetëm për infrastrukturë nëntokësore në “Xhorxh Bush”
-
Komuna e Prishtinës lëviz për punime në “Xhoxh Bush”, sërish pa leje
-
“NEWBORN” po merr pamje të re, me motive të artit tradicional japonez
-
“Qamil Hoxha” tetë muaj pezull e me akuza, zhbllokohet brenda javës
-
Procesi mësimor në shkollat e Prishtinës rifillon nga e hëna pas stabilizimit të situatës