Tentimi për ta bërë me bazament NEWBORN-in, në fund të muajit shkurt, kishte rënë në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore kishte ndaluar punimet më 27 shkurt. Tash, institucionet e trashëgimisë kulturore kanë dhënë dritën e gjelbër për këtë, e sipas punëkryerësit, rinisja e punimeve është çështje ditësh
Tre muaj pasi autoritetet e trashëgimisë kulturore urdhëruan ndërprerjen e punës, pritet që të nisë zbatimi i projektit për monumentin NEWBORN. Hapësira para monumentit që ishte rrethuar si vendpunishte në mars, këtë javë pritet që të jetë një prej hapësirave publike ku do të ndërhyjë Komuna e Prishtinës. Veprës që simbolizon Pavarësinë e Kosovës do t’i rregullohet një bazë e përhershme.
Tentimi për ta bërë këtë në fund të muajit shkurt, kishte rënë në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore kishte ndaluar punimet më 27 shkurt.
Në vendim sqarohej se për çdo ndërhyrje në këtë aset të trashëgimisë kulturore duhet marrë leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Në vendimin e Inspektoratit është sqaruar se Komuna planifikon zhvendosjen e monumentit. Aty ceket se në bazë të Ligjit për trashëgimi kulturore, ndalohet lëvizja apo zhvendosja e pjesshme ose komplete e ndonjë pjese të trashëgimisë së mbrojtur arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme apo të përhershme.
“Inspektorati, pas analizimit të të gjitha rrethanave... ka konstatuar se Komuna e Prishtinës, pavarësisht obligimeve ligjore në raport me këtë aset, nuk e ka ndjekur procedurën për pajisje me leje nga IKMM-ja si institucion kompetent, kur ka vendosur për zhvendosjen e këtij aseti”, shkruhet në vendimin e nënshkruar nga inspektori Pajtim Zogaj.
Kompania që ka fituar tenderin kishte nisur punën në bazë të një lejeje të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve së cilës i kishte skaduar afati.
-
Rinisin punimet për bazamentin e NEWBORN-it
-
Punimet për bazamentin e NEWBORN-it nisin pa leje
-
Me vonesë nisin punimet për bazamentin e “Newbornit”, komuna thotë përfundojnë në mes të korrikut
-
Komuna ndërron qasje: pret leje vetëm për infrastrukturë nëntokësore në “Xhorxh Bush”
-
“Qamil Hoxha” tetë muaj pezull e me akuza, zhbllokohet brenda javës