Rrethojat me rrjetë të hollë ende e mbajnë të pazbuluar pamjen e re të Monumentit të Pavarësisë, NEWBORN. Nga e hëna, të shtatë shkronjat e tij janë lartësuar për disa centimetra mbi bazamentin ngjyrë hiri.
Në vendin e njëjtë ku ka qëndruar për dymbëdhjetë vjet, obelisku me themelin e ri ngjyrë hiri është theksuar si monument brenda platesë ekzistuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur pasditen e së hënës vetë ideatori i NEWBORNIT, Fisnik Ismaili.
“NEWBORN po bëhet me bazament”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në “Facebook” teksa ka vënë disa fotografi ku kompania punëkryese përmes kranit ka vendosur të shtatë shkronjat e obeliskut.
Punimet për një bazament të përhershëm të Monumentit të Pavarësisë kanë rinisur vetëm në fund të majit. Ato ishin ndërprerë me vendim të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.