Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Republikë apo Krahinë autonome letrare

Libraria nuk përfshihet në hapësirat heterotopike. Spitalet dhe anijet, motelet dhe burgjet, muzetë dhe kuplaratë, varrezat dhe saunat nordike, po. Me gjithë përfytyrimet e bukura, libraritë ruajnë ende diçka prej kampeve të shfarosjes.

Lexuesit që vijnë nga përvoja të dhunshme, nga vrasjet, gjaku dhe përdhunimi, e kuptojnë se luftërave një ditë mund t’u vijë fundi, por ato nuk mbarojnë. Nga malet dhe fushat ato zhvendosen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe vendi më i përshtatshëm për vazhdimin e tyre është një librari. Aty luftohet për territor. Të gjallët luftojnë të vdekurit. Libraritë në qytetet e Ballkanit luftojnë për zgjerim të hapësirës jetike letrare. Thënë ndryshe, në libraritë e Ballkanit luftohet për zaptim territoresh kulturore, shkruan sot Arian Leka në Koha Ditore.

Këto mendoja më 23 prill, në Ditën Botërore të Librit, teksa ecja përmes rafteve të njërës prej librarive të mëdha në Tiranë. Pyeta libërshitësin nëse kishte pasur ndonjë interesim të shtuar gjatë asaj dite, mbi titujt e autorëve nga Ballkani botuar së fundmi dhe, a kishte pyetur njeri mbi autorët nga Kosova, publikuar në revistën “Poeteka” të atij muaji? Janë autorë nga rajoni ynë, u përpoqa të qartësoja. Malazez, serbë, maqedonas, boshnjakë, sllovenë, kroatë...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.