Libra të shumtë që flasin për betejat mbushin raftet e bibliotekave a librarive gjithandej botës. Për gjithfarë beteje është rrëfyer nëpërmjet mediumit që i ka mbijetuar kohës, duke u bërë instrument i pazëvendësueshëm për edukimin e individit e formësimin shoqëror, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në periudhën e pushtuar nga zhvillimet e teknologjisë, libra mund të shkruhen edhe për betejat e vetë librit. E madhe është “lufta”, e të ndryshme janë betejat në ditët e sotme. Teknologjia, mungesa e lexuesve, politikave shtetërore e kriza ekonomike, janë disa prej fronteve në të cilat shtrihen betejat, në një vend që tek sivjet ka shënuar dhjetë vjet shtetësie.
Shteti me qeverinë e udhëhequr nga një ish-komandant lufte, duket se e ka humbur betejën në raport me librin. Stimulimi i zbehtë për botuesit, tregu i dominuar nga përkthimet, mospërkrahja e institucioneve qendrore si Biblioteka Kombëtare, tatimi mbi vlerën e shtuar, veç sa e kanë rënduar gjendjen edhe më.
Pashmangshëm, njësoj sikur në gjithë botën, libri po sfidohet ashpër edhe në fronte të tjera, sidomos nga teknologjia. Krejt kjo ka bërë që ndikimi i tij të transformohet, por paradoksalisht, të paktën një prej betejave nuk është humbur: libri vazhdon të shkruhet e lexohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)