Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Libri vs teknologjia, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

“Betejat e Librit me Teknologjinë”, është tema e së dielës me ‘Kohën Ditore’ .

Mungesa e lexuesve, kriza ekonomike teknologjia janë vetëm disa nga fronet në të cilat shtrihen betejat në vendin tonë.

Në këtë numër, përmendet edhe ndikimi i panairit të librit dhe sa mjafton ai përballë mungesës së interesimit nga shteti.

Në reportazhin e kësaj jave, mund të lexoni më shumë për lexuesit në kafene, që është bërë një trend kohëve të fundit, ndërsa nga bota mund të lexoni për Kim Jongun si lider vampir; për urinë e Dubait për flori dhe për vendet e mallkuara të botës.

Faqet e Kulturës sjellin Valza Beqën, artisten që lufton të keqen me lojë figurash.

Sporti sjell rrëfimet për kapitenin besnik të Bashkimit; për ish-reprezentuesin në kohën e paraluftës, që është ende aktiv në Gjermani.

Edhe Betejat e librit Arbëri Betejat e librit

Gjithashtu, mund të njoftoheni edhe për xhudistin që fitoi të artën olimpike me 17 vjet e për 62-vjeçarin që po synon Lojërat Olimpike në Tokio.

Këto dhe shumë tema të tjera mund t’i lexoni në mbi 80 faqe të këtij numri të së dielës.