Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasiguria kibernetike, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

“Pasiguria kibernetike” është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor flet për rrezikun që i kanoset Kosovës nga sulmet kibernetike, mungesën e sigurisë dhe rritjen e sulmeve, institucionet që janë caku më i shpeshtë i këtyre sulmeve dhe masat që kërkohen për ë rritur nivelin e sigurisë.

Komenti për temën e së dielës flet për nevojën për një qendër për mbrojtje kibernetike.

Në intervistë ligjëruesi, Luan Gashi flet për mungesën e infrastrukturës mbrojtëse në këtë fushë.

Nga Departamenti i Kompjuterikës, “reportazh” sjell gjeneratën digjitale.

Edhe Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale TEMPUS Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale

“Populli që kërkon falje për gjithçka” dhe “Parajsa tajlandeze që po shndërrohet në ishull të vdekjes” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.

Në shtatë shkronjat e saj, Vjosa Hamiti, flet për pushtetin e fjalëve.

Fejtoni i tridhjetë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, flet për shkollat në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.

Kosovarçe sjell kreativitetin e kosovarëve që ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

Faqet e kulturës janë të rezervuara për shkrimet e muzikantit të botës së mistershme me tinguj dhe mjeshtrin e shndërrimit të kristaleve në skulptura.

“Monument” sjell stacionet e vjetra të rrugëve të Prishtinës – midis shkatërrimit dhe pritjes së vlerësimit.

Edhe Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia Arbëri Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia

“Portieri i Kosovës me dy emra e dy mbiemra” dhe “Spahija, ikona e klubit që nuk është më” janë dy prej shumë shkrimeve në faqet e sportit.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.