Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ka thënë se sulme kibernetike ka vazhdimisht në gjithë botën.
Sipas tij, në aspektin institucional, Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit.
Ai në emisionin e së martës në KTV, “Sot”, ka thënë se Kosova ka pasur sulme kibernetike edhe më herët dhe është mbrojtur me sukses.
Por, sipas tij, askush nuk garanton që gjithmonë mund të ketë mbrojtje, duke shtuar që gjithmonë duhet të ketë monitorim.
“Mekanizmi më i mirë për luftimin e sulmit kibernetik është monitorimi. Nëse kompanitë kanë monitorim të mirë, mund ta verifikojnë menjëherë. Shumica e kompanive e kuptojnë që kanë qenë viktimë e një sulmi kibernetike vetëm kur të dhënat e tyre shpërndahen. Siguria kibernetike nuk është luks dhe gjithkush duhet t’i kushtojë rëndësi”, ka thënë ai.
Edhe
Cyberzone: IPKO fillon me një seri të re për sigurinë digjitale në Kosovë
Ai tutje ka shtuar se më lehtë targetohen ata që nuk kanë mbrojtje.
Sipas tij, për hakerët më atraktive janë organizatat që kanë informacione dhe financa.
Doli ka thënë se “fishing” është një nga sulmet më të shpeshta kibernetike.
Ka shtuar se higjiena kibernetike është shumë e nevojshme në rrjetet sociale.
“Në internet duhet të kemi kujdes më shumë se sa në jetën reale. Gjatë shfrytëzimit të internetit duhet të kemi kujdes. Gjithçka në internet ta marrim me rezerva. Nuk duhet të bisedojmë me ata që nuk i njohim dhe që nuk kemi arsye të flasim. Kjo pasi ai person mund të jetë haker dhe mund t’i kontrollojë të dhënat dhe këtë mund ta bëjë pa e kuptuar fare viktima”, ka thënë ai.
Edhe
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
Doli ka shtuar se edhe blerjet online janë cak i leverdishëm i hakëreve.
Sipas tij, kujdesi në këtë rast duhet të bëhet nga kompanitë që e bëjnë shitjen.
Ai ka shtuar se të gjitha bankat në Kosovë shërbimin e procesimit të pagesave online e ofrojnë si shërbim, pra sipas tij, grumbullimin e të dhënave e bën banka dhe jo faqja që shet produkte online.
Doli ka thënë se për çfarëdo blerje online, duhet shikuar se çfarë të dhëna kërkon ajo faqe.
Derisa ka folur për viruset në pajisjet teknologjike, ai ka thënë se shumë shpesh ato nuk vërehen.
Edhe
Siguria kibernetike, Elshani: Kosova duhet të rrisë kapacitetet në fushën e mbrojtjes
VIDEO: