Në Kalanë e Prizrenit besohet se ka qenë e ndërtuar një xhami, e cila sipas përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, ishte rrënuar në vitin 1912. Në këtë vend tani shihen vetëm disa rrënoja, ndërkohë që Kalaja është duke kaluar në një fazë të restaurimit.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Prizren thonë se ka dëshmi të mjaftueshme për ekzistimin e xhamisë, e cila sipas tyre duhet rindërtuar paralelisht me punimet e tjera që po zhvillohen në Kala.
Më kërkesën e përfaqësuesve fetarë nuk pajtohen zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, të cilët kanë refuzuar kërkesën për rindërtimin e xhamisë. Në këtë Institut thonë se nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme, të cilat argumentojnë rindërtimin e xhamisë.
-
Raporti: Mungesa e mirëmbajtjes në Kalanë e Prizrenit solli probleme serioze
-
Ministria e Kulturës hesht për mbylljen e pjesshme të Kalasë së Prizrenit
-
Kalaja e Prizrenit ku u investuan mbi një milion euro, pjesërisht e mbyllur për vizitorë
-
Peticioni i zviceranëve ndal planin e shqiptarëve për xhaminë në Zvicër
-
Dështimi i trefishtë për ndërhyrje emergjente në Kalanë e Prizrenit çon drejt rritjes së kostos